Shporta juaj është bosh
Ujku i murrmë
“Ky ka qenë libri më i
rëndësishëm në jetën time” - Gamal Abdel Nasser
Mustafa Qemal Ataturku, diktatori i madh turk, është një figurë me rëndësi të madhe për botën moderne. Ai bëri në Turqi atë që, në të vërtetë, Nasser-i dhe “burrat e fortë” u përpoqën të bëjnë në vendet e tyre. Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
Autori | H. C. Armstrong |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Zana Harxhi Baroni |
Kategoria |
Histori Me temë historike Biografi Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 350 |
Data e botimit | Gusht 2020 |
ISBN | 9789928277619 |
Gjuha | Shqipe |