Knut Hamsun
Knut Hamsun, pseudonim i Knut Pedersen (4.08.1859, Lom,
Norvegji - 19.02.1952 në afërsi të Grimstad) ishte një romancier, dramaturg,
poet norvegjez dhe fitues i Çmimit Nobel
në Letërsi në vitin 1920. Si lider i revoltës Neo-romantike në fund të
shekullit të shkuar ai e shpëtoi romanin nga tendenca e një naturalizmi të
ekzagjeruar.
Ashtu si heronjtë josocial të veprave të tij të para,
Hamsun mbajti një qëndrim indiferent kundrejt progresit, që dallohet edhe në
veprën e tij Zgjimi i Tokës ku ai
shpalos filozofinë e tij të “kthimit drejt natyrës”.
Hamsun ishte një mbështetës i Gjermanisë gjatë pushtimit
nazist të Norvegjisë në luftën e dytë botërore. Me përfundimin e luftës ai u
burgos si tradhtar, por akuzat ndaj tij u rrëzuan si rrjedhojë e moshës së tij
të vjetër. Megjithatë u dënua si bashkëpunëtor ekonomik dhe për këtë iu desh të
paguante një gjobë, e cila e shkatërroi financiarisht.
Bashkëpunimi me nazizmin ia dëmtoi seriozisht
reputacionin, por me vdekjen e tij interesi për veprën u shtua ashtu si edhe
përkthimet në disa gjuhë të huaja duke e shtrirë edhe më gjerë numrin e
lexuesve. Joracionalizmi i tij i qartë dhe stili impresionues, spontan dhe i
çlirët patën një ndikim të gjerë në Europë për shkrimtarë si Maksim Gorki,
Tomas Man, dhe Isaac Bashevis Singer