Shporta juaj është bosh
Zgjimi i tokës
Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht përmes kësaj metafore që Knut Hamsun ka ndërtuar një roman shëlbimi, të përshkuar nga një frymë e vërtetë biblike.
Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një
portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por,
njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës:
asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish
tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë. Ingeri ka udhëtuar në det, ka jetuar në
qytet: tani është në shtëpinë e saj. Bota është e madhe, gumëzhin prej qenieve.
Ingeri në këtë gumëzhimë, nuk është veçse një qenie njerëzore mes shumë të
tjerave, të panumërta. Ja ku po bie dhe nata!
Autori | Knut Hamsun |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Amantia Kapo |
Kategoria |
Roman Me temë shoqërore Letërsi e huaj Fitues çmimesh |
Numri i faqeve | 384 |
Data e botimit | Korrik 2020 |
ISBN | 9789928277985 |
Gjuha | Shqipe |