Marc Levy
Marc Levy ka lindur më 1961 në Francë. Për vite me radhë ai ka drejtuar një studio arkitekture në Paris e New York. Tashmë i
është përkushtuar krejtësisht të shkruarit dhe kinemasë. Përveç librit “Sikur
të ishte e vërtetë”, tek i cili është bazuar dhe filmi me të njëjtin titull,
është autor i librave “Ku je?”, “Shtatë ditë për përjetësi”, “Herën tjetër”, “E
shtëna”, “Sikur të të shihja pësëri”. Për vite me radhë ai është në krye të
listave të shitjeve në Francë sipas listave të publikuara nga e përditshmja
franceze “Le Figaro”. Romanet e Mark Levit janë përkthyer në 43 gjuhë dhe janë
shitur në 23 milion e 500 mijë kopje në mbarë botën.