Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Romano
Montroni (Bolonjë, 1939) u bë rastësisht një shitës librash në një moshë shumë të
re. Pas një eksperience të parë në botën e shpërndarjes, që nga viti 1962 ai
gjithmonë ka punuar me libraritë.
Që
nga korriku 2005 ai ka bashkëpunuar me Coop
për krijimin e zinxhirit librerie.coop në disa qytete dhe qendra tregtare. Në
vitin 2006 ai botoi librin “Të shesësh shpirtin” me parathënie nga Umberto Eko.
Pasionet e tij të mëdha, natyrshëm pas librave, janë muzika klasike dhe
çiklizmi. Në dyzet e pesë vitet e fundit, falë punës së tij ai ka takuar
romancierë dhe poetë, botues, librashitës dhe punëtorë të magazinës, studentë
dhe profesorë, këngëtarë dhe muzikantë, politikanë dhe shkencëtarë, profesorë
dhe intelektualë, gazetarë dhe kritikë, humoristë dhe aktorë. Ai ka zgjedhur
dhe trajnuar mbi gjashtëqind librashitës dhe ka përuruar rreth pesëdhjetë
librari.
Libri u shtua në wishlist.