Shporta juaj është bosh
Të shesësh shpirtin
Të
lexosh Romano Montronin, që flet për zanatin e librashitësit, është pak a shumë
si të lexosh Danten që shpjegon se si shkruhet një poemë me tri kantika,
Cellini-n që flet për zanatin e argjendarit, ose për të qenë më modest,
Landru-në, që tregon si të vrasësh gruan. Domethënë, bëhet fjalë për të shijuar
përvojën e një njeriu që këtë zanat di ta bëjë, madje më mirë nga të gjithë.
Meqenëse
Montroni ka përmbledhur jo vetëm përvojat e tij të punës, por edhe mënyrën se
si ia ka përcjellë ato të rinjve, që duan t’i afrohen botës së botimit.
Fatmirësisht,
libraritë e sotme janë vende ku njerëzit mund të zbulojnë libra që nuk i
njihnin, t’i shohin, t’i prekin, por, mbi të gjitha, janë vende ku gjenden
punonjës që përmes kompjuterit dinë të të thonë se cili ishte titulli që kishe
harruar, nëse libri ka mbaruar vërtet, a nëse ekziston një botim i ri i tij.
Libri
“Të shesësh shpirtin: Zanati i Librashitësit mund të kuptohet vetëm si një
manual për ata që duan të bëhen librashitës dhe, si i tillë, do të ishte i
mjaftueshëm. Por, meqenëse libri trajton një lloj “filozofie” të librarisë,
besoj se mund të jetë interesant për këdo që shkon në librari si klient;
shërben për të ditur se çfarë mund të presë, e madje se çfarë duhet të
pretendojë, si dhe për të kuptuar se çfarë pune e ndërlikuar, çfarë
kompetencash kulturore e sa dije diplomatike fshihen pas atij që, në pamje të
parë, duket vetëm si një prezantim mallrash.
Pra,
duke lexuar Montronin, kuptojmë se të jesh librashitës është një prirje e
bukur.
Autori | Romano Montroni |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Elona Zeraliu |
Kategoria |
Ese |
Numri i faqeve | 344 |
Data e botimit | Mars 2018 |
ISBN | 9789928277015 |
Gjuha | Shqipe |