Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Anna
Kove lindi në qytetin e Pogradecit më 25 prill 1968. Në vitin 1990 mbaroi
studimet në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë-letërsi. Studimet
pasuniversitare Master i përfundoi në vitin 2004 në Gjermani me temën “Libri
dhe komunikimi ndërkulturor”. Ka botuar librin me proza “Shën Valentin, ku
ishe?”, si pjesë e kolanës së librave “Creative City”, mbështetur nga projekti
“Qytetet Krijuese”, Pogradec; vëllimin me poezi “Djegë ujërash”, mbështetur nga
Swiss Cultural Programme in the Western Balkans SCP; është autore tekstesh
shkollore për letërsinë dhe gjuhën dhe redaktore shkencore e letrare e shumë
librave mësimorë dhe artistikë. Është vlerësuar shpesh herë me çmime letrare
për pozitë dhe tregimet e saj në konkurrime të ndryshme mbarëkombëtare. Si
përkthyese e gjuhës gjermane në shtypin letrar njihet me përmbledhjen “Mjeshtër
të prozës së shkurtër gjermane”, përzgjedhur prej saj, si dhe me poetët Paul
Celan, Sara Kirsch, Ingeborg Bachmann, Marie Luise Kaschnitz, së fundi Herta
Muller etj.
Libri u shtua në wishlist.