Kambanat e së dielës

Që në fillim e ndjeva se kjo histori do të kishte shumë pamundësi brenda saj. Herë-herë më bëhej se ai nuk i përkiste realitetit aty, por, si Kostandini i baladës, kishte ardhur nga përtej malet sa të përmbushte një amanet dhe të shkonte sërish. Amanetin se duhet patjetër ta jetonte edhe një dashuri të fundit, që ta merrte me vete në amshim. A nuk ishte herët për një burrë në atë moshë të përmendte fjalën e fundit si të parë? Jo, tha. Nga fundi drejt fillimit shkojnë gjërat e mia; dhe se mund të më donte edhe në heshtje, pa më pasur. Të duash në heshtje? Po, ç’dreq vlere do të kishte kjo?  

Detajet rreth librit
Autori Anna Kove
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Tregime

Novela

Proza

Kujtime

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 112
Data e botimit Maj 2019
ISBN 9789928277688
Gjuha Shqipe
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune