Noelle Barkshire

Noelle Barkshire lindi në Athinë, i ati i saj ishte anglez ndërsa e ëma greke. Fëmijërinë e kaloi në Kavalla. Studimet i kreu në Greqi (filologji greke në Universitetin e Janinës) dhe në Angli (studime pasuniversitare për arkeologji). Punoi në sektorin e reklamës dhe, në vijim, përgjegjëse për Marrëdhënie Publike dhe Komunikim në një kompani greke. Shkruan artikuj nëpër revista dhe gazeta. Pasioni i saj është të shkruajë histori për fëmijë, që ia dedikon së bijës. Ka botuar një përmbledhje tregimesh me titull "Njëherë e një kohë" sot.

Libri "Nga lisi plak dhe shkëmbi" është romani i saj i parë. Për të komunikuar drejtpërdrejt me shkrimtaren, mund të vizitoni blogun e saj personal: http://noellebaxer.psichogios.gr