Nga lisi plak dhe shkëmbi

"Erdhi momenti të të tregoj për një letër të grisur, për një top cope kashmiri dhe për një qipriote, prehri i së cilës kishte aromën e jargavanit. Të të tregoj për një qytet magjik, për Izmirin tim, që u dogj si një fotografi, dhe për një anije me të cilën udhëtonte një grua me
fëmijë në gji. Për një turkeshë që humbi, dhe mbeti vetëm kënga kushtuar asaj. Dhe nëse dëshiron, vetëm nëse e dëshiron, do të të lejoj të mbash në duart e tua dy çelësat e mi të çmuar, atë të shtëpisë në Aidini dhe atë të shtëpisë në Izmir. Nga Aidini dhe Izmiri e deri në Qipro, në Athinë dhe në Indinë ekzotike, shtjellohet historia e një Penelope të kohëve moderne, me sfond Atdhetë e Humbur. Përreth Penelopës, si një gajtan, personazhe që lanë gjurmë në jetën e saj: Zoia, Kallfaxhiu që “dinte të shpëtonte njerëz”, Paraskevai me instrumentin e tij muzikor, Katina, së cilës “i vdiq Jordani i saj”, Filipi fjalëmbël dhe Foti i shndritshëm, kuzhinierja Frango... Një roman që trajton me dashuri historinë greke të shekullit XX, të tejmbushur me pamje dhe aroma të asaj kohe.

Detajet rreth librit
Autori Noelle Barkshire
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Kristo Pulla
Kategoria

Histori

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 608
Data e botimit Mars 2018
ISBN 9789928277190
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune