Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Yasmina Reza lindi në Paris, më 1959, nga prindër me origjinë hebraike. Ajo e filloi karrierën teatrale si aktore, duke marrë pjesë në shfaqje të veprave bashkëkohore dhe të klasikëve, si Molier dhe Marivaux. Pjesa e parë teatrale e shkruar prej saj, “Bisedë pas një varrimi”, e shfaqur për herë të parë në vitin 1987, u nderua me Çmimin Molière si autorja më e mirë. Ndërsa vepra e dytë, “Kalimi i dimrit” fitoi Çmimin Molière si shfaqja më e mirë rajonale.
Suksesi i saj ndërkombëtar erdhi me veprën “Art” (1994), e përkthyer dhe vënë në skenë në 33 gjuhë të huaja dhe që u vlerësua me Çmimin Molière si autorja më e mirë. Ka marrë gjithashtu edhe çmime të tjera në Britani, si Çmimi Laurence Olivier e Evening Standard Award për komedinë më të mirë. Në vitin 1997 publikoi romanin e saj të parë “Hammerklavier”.
Në vitin 1999 ishte pjesë e jurisë zyrtare të Festivalit të 52të të Kanës. Në vitin 2007 ndoqi fushatën elektorale për president të Nikolas Sakozy-së, duke publikuar “Agimi, mbrëmja ose nata”. Është dramaturge, aktore, romanciere dhe skenariste e njohur. Shumë nga dramat e saj satirike pasqyrojnë çështjet bashkëkohore të klasës së mesme.
Libri u shtua në wishlist.