Zoti i masakrës

Në shkollë, Ferdinandi lëndon shokun e tij, Brunon, me një shkop. Prindërit e tyre takohen në apartamentin e të lënduarit për të zgjidhur këtë grindje mes fëmijëve. Fillimisht, si qytetarë të sjellshëm e mirëkuptues, ata mundohen të flasin në emër të tolerancës së përbashkët dhe faljes. Por gjatë bisedës, secili prej tyre tregon se mbart brenda vetes dhunë, dhe kjo e fundit shfaqet në gjirin e çiftit, mes dy çifteve, mes babait dhe fëmijës, nënës dhe fëmijës. Dhunë kudo, por e rëndësishme është të ruhet gjakftohtësia. Dhuna është vetëm një banalitet, por çdo personazh, pak nga pak, nervozohet, humbet kontrollin: konflikt i hapur, secili për vete, katastrofa po afron... Nisur nga një fakt banal, Yasmina Reza evokon me kënaqësi, ashpërsi dhe dashuri, gjithashtu, të gjitha paradokset e gjendjes njerëzore: egoizmin dhe zemërgjerësinë, përgjegjësinë dhe indiferencën, mirësjelljen dhe brutalitetin, të cilat shkërmoqen para çdo incidenti, sado i vogël qoftë ai.

Detajet rreth librit
Autori Yasmina Reza
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Nasi Lera
Kategoria

Humor

Me temë shoqërore

Drama

Letërsi e huaj

Libra që u bënë film

Numri i faqeve 96
Data e botimit Gusht 2017
ISBN 9789928235565
Gjuha Shqipe
Libër fizik
500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune