Mumir Ferko

Mumir Ferko (Musli Berisha) e nisi karrierën e tij të gazetarisë në vitin 1984 -1987 në Radio Ferizaj, për ta vazhduar atë menjëherë pas çlirimit të Kosovës sërish në Radio Ferizaj 1999-2001, si dhe duke raportuar për agjencinë e lajmeve Kosovalive.

Në vitin 2001 Mumir Ferko iu bashkua stafit të Radio Tema në cilësinë e kryeredaktorit të programit informativ të radios, e pastaj edhe të TV TEMA, ku dha kontribut të çmueshëm për ndërtimin e programit informativ të këtij mediumi deri në vitin 2014.

Atë vit Musli Berisha punësohet në Komunën e Ferizajt, ndërsa veprimtarinë profesionale e vazhdon me botimin e disa veprave letrare nën pseudonimin artistik "Mumir Ferko".