Shporta juaj është bosh
Gjakim për të pakthyeshmen
Veprat e Mumir Ferkos apo edhe në arealin shqiptar, kryesisht në këto dekadat e fundit, me gjithë janë dëshmi autentike artistike të realitetit në Kosovë
shumanshmërinë, tragjizmin e absurdin e tij. Ai është nga ata shkrimtarë, që vazhdon me sukses traditën e njohur të krijimit të letërsisë mbi bazën e
karaktereve e të rrethanave, në një shtrat modern, ku janë të tretura mjeshtërisht fiksioni, përshkrimi, përsiatja, dialogu i gjallë, në një mënyrë të tillë, saqë tharmi real i jetës, cilësia artistike e të shkruarit, përveçse si fiksion i përmbushur, i japin herë-herë letërsisë së Ferkos edhe vlerë dokumentare.
Autori dëshmon rishtazi se ka njohje të admirueshme për realitetin që fokuson, ka intuitë dhe një mprehtësi të veçantë vëzhgimi, dhunti dhe aftësi shprehëse artistike premtuese duke depërtuar në thellësi të psikologjisë së personazheve të veta dhe në korrelacionet e tyre, duke paraqitur realitetin me vërtetësi, shpesh edhe tronditës, në kufijtë e paradoksales e të pabesueshmes, gjithë limfë jete.
Eksploron artistikisht, me mprehtësi e kurajë në zona “delikate”, të vështira të aktualitetit imediat apo në retrospektivë, si në rastin e kaosit pas fitimit të lirisë
dhe shfaqjes së absurditeteve në jetën socio-politike në Kosovë
Autori | Mumir Ferko |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Romancë Roman Proza Sentimentalë Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 244 |
Data e botimit | Maj 2019 |
ISBN | 9789928277428 |
Gjuha | Shqipe |