Ylljet Aliçka
Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor
1951. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Didaktike”, më 1989, dhe
titullin “Profesor Doktor”, më 1993. Ka kryer detyra profesionale: mësues në
fshatrat e rrethit të Matit, 1973-1983; redaktor dhe drejtor pranë Shtëpisë
Botuese të Librit Shkollor, 1983-1992; drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, pranë
Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, 1992-1997; përgjegjës për
informacionin dhe komunikimin pranë Delegacionit të Komisionit Europian në
Tiranë, 1997-2007; ambasador i Shqipërisë në Francë, Portugali, Monako dhe
UNESCO, përfaqësues personal i Presidentit të Republikës pranë Organizatës
Ndërkombëtare të Frankofonisë 2007-2013; Profesor pranë Universitetit Europian
të Tiranës (UET) dhe Universitetit të
Arteve, Tiranë, që prej 2013.