Shporta juaj është bosh
Valsi i lumturisë
“Një komedi shqiptare ‘alla italiane’. Të duket sikur e ka shkruar Age
& Scarpelli, apo një Mario Monicelli më gërryes se zakonisht.”
Goffredo Fofi, Internazionale.it
“Një venë tragjike që provokon një buzëqeshje tejet të hidhur.”
Stefano Pasta, Corriere Della Sera
“Një roman ku absurdi na shfaqet nën petkun e një humori të zi.”
Radio France-info
“Romani “Valsi i lumturisë”,
është një roman i shkruar me art dhe dinjitet. Falë një humori të zi, Aliçka na
tregon një histori gati të pabesueshme ndodhur në Shqipëri dhe Itali, tek përshkruan një shoqëri ku absurdi të mërzit
deri në vdekje. Pas një toni në dukje neutral, ai ka një mënyrë të tijën për të
na kujtuar një realitet të aftë për të qenë njëkohësisht qesharak dhe i
llahtarshëm. Ai flet për gjëra të tmerrshme me një formë të natyrshme. Në të
vërtetë është vetë historia që i jep mundësinë për të shprehur ndjeshmërinë e
tij ndaj realitetit, sepse kuraja, dinjiteti apo poshtërsia njerëzore shprehen
më mirë përmes elementëve në pamje naive.”
Ismail KADARE, parathënia e librit në gjuhën frënge
Pas botimit të
tij të parë në Shqipëri, romani “Valsi i lumturisë” është botuar në frëngjisht,
italisht, arabisht, greqisht dhe maqedonisht me një mbulim të mirë mediatik.
Autori | Ylljet Aliçka |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 208 |
Data e botimit | Korrik 2024 |
ISBN | 9789928817457 |
Gjuha | Shqip |