Fatos Kongoli lindi në Elbasan, më 1944. Studioi për matematikë
pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1967. Punoi
për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim
Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij,
të vlerësuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në
Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi,
Britani e Madhe, Spanjë, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha
europiane, si: Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express,
Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, El
Publico etj. Gjithashtu ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë.
Çmime
1995, 2000, 2002: Tri herë fitues i çmimit vjetor “Për librin më të mirë në prozë” dhënë
nga Ministria e Kulturës. 2000: Çmimi “Velia”. 2002: Çmimi ndërkombëtar “Balkanika”. 2004: Çmimi më i lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë”. 2006: Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i
vitit”. 2006: Romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i
muajit qershor në Gjermani. 2010: U nderua nga Presidenti i Francës me titullin më të lartë që jepet në
Francë: “Kalorës i Legjionit të Nderit”. 2010: Fatos Kongoli është shpallur “Qytetar nderi” i qytetit të ElbasaniT. 2017: Është nderuar me titullin Doktor “Honoris causa” nga Universiteti
“Ismail Qemali”, Vlorë. 2019: Shoqata e Botuesve Kosovarë e vlerësoi me çmimin “Shkrimtar i vitit”,
për romanin “Gënjeshtarë të vegjël”.