Shporta juaj është bosh
Gjemia e mbytur - Vepra 15
Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ. Ç'kërkojnë këta personazhe te vila në fjalë në Natën e Krishtlindjes? Për ç'arsye ndodhen të pranishme atje edhe forcat e rendit, që e mbajnë vilën nën vëzhgim prej kohësh?
Protagonistët e librit vihen në lëvizje nga përhapja e një legjende. Sipas saj, personalitete të larta të shtetit dhe pushtetit kanë marrë letra anonime kërcënuese. I saktë apo i rremë ky lajm, ish-hetuesi dhe ish-operativi e kanë marrë vërtet nga një letër të tillë, me verdiktin e dënimit të tyre me vdekje. Ku e ka burimin legjenda dhe kush të jetë autor i letrave?
Një rrëfim i përkryer romanesk i Kongolit ku ndërthuren realja me irealen, e djeshmja me të sotmen, në një lojë ku shfaqen hije të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur dhe jetëve të vjedhura. Por këto janë të pakthyeshme, të pakompensueshme.
| Autori | Fatos Kongoli |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 280 |
| Data e botimit | Qershor 2026 |
| ISBN | 9789928960535 |
| Gjuha | Shqip |
































