Shporta juaj është bosh
Bolero në vilën e pleqve - Vepra 11
Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e
fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa
lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri
qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të
fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare
e rreptë; një femër enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza,
etj.
Duke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes
rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me
ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të
pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura.
Në qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi hasur më parë në letrat
shqipe.
| Autori | Fatos Kongoli |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Roman Me temë shoqërore Letërsi shqipe Libra që u bënë film |
| Numri i faqeve | 272 |
| Data e botimit | Qershor 2026 |
| ISBN | 9789928960375 |
| Gjuha | Shqip |
































