PËRSHTYPJE NGA LEXUESIT

·       Ndjeva sikur sapo lexova katër romane, jo një libër të vetëm me katër novela. Një libër që përcjell emocione të forta! - Elena Mihali

·       Një libër i shkruar mjeshtërisht me një stil filozofik dhe analizë të gjerë për karakteret njerëzore. – Loredana Sula

·       Një shkrim i gjallë, me dialogë tërheqës. Temat e thella, i nënshtrohen analizës dhe trajtohen natyrshëm. –Edlira Dersha

·       Shcmitt luan me vetëdije me emocionet e lexuesit dhe nuk i lë asgjë rastësisë në këtë novelë. –Arda Mertiri

·       Renditja e katër tregimeve të shkurtra kontribuon në një manipulim emocional sepse synon rritjen graduale të emocioneve, në mënyrë që përfundimi i paparashikueshëm dhe triumfues i historisë së katërt të sjellë në fund një heshtje të thellë. –Enerieta Tarelli

·       U gëzova shumë që të gjitha tregimet ose kanë përfundime befasuese ose zbulohen në mënyrë befasuese. –Gerzheta Sopaj

·       Në këto novela, takova personazhe që i doja, personazhe që nuk më pëlqenin por edhe personazhe për të cilët kisha ndjenja të përziera. -Ilda Çela

·       Hakmarrja dhe ndjenjat e nënës janë tema që përsëriten dhe tema që bëjnë përshtypje për nga intensiteti që autori i ka shkruar. –Azem Sopaj

·       Schmitt flet për disa tema shumë të rëndësishme: moralin,  detyrën, sakrificën, dashurinë, faljen, drejtësinë, fatin duke i ndërthurur ato me njëra – tjetrën mjeshtërisht. –Ermela Kraja

·       Autori ngre një pyetje që ka qenë pjesë e debateve që në kohët e lashta në fusha të ndryshme: “Njeriu lind i mirë apo i keq apo formohet si rezultat i faktorëve të jashtëm?” –Blerta Mesini

·       Shmitt është një nga autorët e mi të preferuar. Tregimet e tij të bëjnë të biesh në dashuri me personazhet dhe historitë. –Vasia Llapa

·        Një koleksion mahnitës i katër tregimeve të shkurtra të bashkuara nga mjeshtëria e shkrimit të Eric Emmnauel Schmitt, romani nxjerr në pah një dilemë morale shekullore: hakmarrje apo falje? Zgjedhjet e bëra nga personazhet dhe pasojat e tyre do t'ju futin në një vorbull ndjenjash. –Artan Dhrami

·       Një përvojë mjaft intensive për 200 faqe, që të mban ngulur deri në faqen e fundit. -Nikolla Gordroli

·       Një libër i jashtëzakonshëm. Me stilin e tij unik të të shkruarit, Schmitt, trajton disa tema të vështira në një mënyrë të thjeshtë, duke i mbajtur ngjarjet e paparashikueshme dhe tërheqëse. –Majlinda Bami

·       Libri përbëhet nga katër tregime, secila shumë unike dhe e shkëlqyer në vetvete. Nuk mund të zgjedh një të preferuar, por mendoj se e para, me dy motrat binjake, më mbajti të intriguar deri në fund. –Fatjona Jeminaj

·       Ajo që më tërhoqi vëmendjen në këtë libër është historia paraqet gjithë jetën e dy motrave binjake, ku njëra është vazhdimisht nën hijen e tjetrës. Zilia e pushton dhe ajo fillon ta bëjë jetën e motrës së saj një ferr. Sa më shumë që u përpoqa të merrja me mend përfundimin, thjesht nuk munda. Gjithsesi dhe historitë e tjera ishin po aq argëtuese sa kjo. –Alma Nako

·        Një libër shumë frymëzues dhe prekës. -Akil Jemimaj

·        Ky libër është i mbushur me nuanca humori delikate dhe një ndërthurje delikate të formave të ndryshme të bukurisë. –Olsi Akshia

·        Autori ka sjellë katër tregime në një stil paksa të ndryshëm nga ai me të cilin janë mësuar lexuesit e tij. Ai ka hyrë thellë në Psikikën Njerëzore, duke hyrë në mendjet e kriminelëve, të njerëzve të traumatizuar dhe duke portretizuar reagime të ndryshme ndaj dramës dhe vdekjes. –Denis Liçaj

·        Një përmbledhje me katër tregime të shkurtra por mjaft e pabalancuar. Disa nga tregimet janë të mrekullueshme, të tjera jo. Interesante për t'u lexuar, për dy tregimet që janë vërtet të mira. –Enea Toçi

·        Histori interesante dhe një libër i lehtë për t’u lexuar. –Joel Xhelili

·        Këto tregime të shkurtra më provokuan emocione të ndryshme. Ndoshta kjo është arsyeja pse m'u desh kaq shumë kohë për ta lexuar. Më duhej të bëja pushime në mes dhe të përpunoja çdo ndjenjë që më shkaktonte. -Stelio Papa

·        Histori të trishta dhe të bukura që mund të ngjallin emocionet më të thella! – Shqipja Topi

·        Lexim i këndshëm me funde të parashikueshme për secilin nga tregimet. –Bora Çollaku

·        Nuk do e cilësoj si tregimin më të mirë të Schmitt por gjithsesi një libër me vlera. –Ertenka Çabej

·        Katër tregime që i bashkon e njëjta temë: hakmarrja e faljes. –Diana Basho

·        Histori të shkurtra, por shumë të detajuara në të njëjtën kohë, gjë që më mahniti gjatë gjithë kohës! –Anastas Spiro

·        Libri i parë që lexoj nga Schmitt. Zbulova se e pëlqej shumë stilin e tij të të shkruarit dhe do të provoj të lexoj dhe vepra të tjera të tij. –Eftalia Rexhaj

·        Këto 4 tregime të shkurtra janë ndërtuar në mënyrë interesante, secila prej tyre ka një kthesë drejt fundit që më pëlqeu. -Klio Tare

·        Një libër mjaft i këndshëm për t’u lexuar në fundjavë! –Kleon Oshafi

·        Personazhe të kuruar deri në detaje, që na ngjallin emocione të forta! –Nadja Karamuço

·        Një libër që na kujton disa ndjenja të thellë shpeshherë të harruara! –Albert Monka

 

 


Shpërndaje