Shporta juaj është bosh
Odiseja nga Bagdadi
“Odiseja nga Bagdadi” është historia e Saad Saadit* që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve. Atëherë, Saad vendos të largohet nga Bagdadi dhe të shkojë të punojë në Angli për të ndihmuar familjen e tij, duke rrezikuar të humbasë edhe identitetin e vet.
Eric-Emmanuel Schmitt i huazon zërin një klandestini irakian, odiseja e të cilit nga Bagdadi në Londër është një riinterpretim i mitit grek të Uliksit të orientalizuar. Përtej tregimit modern, autori u jep këtyre njerëzve që janë kthyer në hije - një fytyrë, u jep njerëzoren, dinjitetin e tyre.
Autori lundron mes tragjedisë dhe fantazisë. Me një penë të rrjedhshme dhe me një stil të rafinuar ai himnizon lirinë dhe vëllazërinë. Ajo çka të bie në sy duke lexuar romanin është besimi i thellë që ai ka te qenia njerëzore dhe optimizmi që ai shpreh nëpërmjet artit të tij përtej dramave që përshkruan. Eric-Emmanuel Schmitt na jep portretin e një bote ku mbretëron kaosi, dhimbja, në një tekst prekës të sjellë nga personazhe mallëngjyes dhe të thellë, mbi të cilët ai hedh një vështrim të butë, plot simpati.
Autori | Eric-Emmanuel Schmitt |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Rina Çela |
Kategoria |
Roman Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 248 |
Data e botimit | Gusht 2016 |
ISBN | 9789928427113 |
Gjuha | Shqipe |