Robert Shkurti
Robert Shkurti ka
lindur në qytetin e Durrësit më 24 nëntor 1962. Autori ka botuar si në prozë
ashtu edhe në poezi. Libri i tij i parë është vëllimi me tregime me temë nga
Shqipëria para dhe pas diktaturës, shkruar në gjuhën italiane në vitin 2010 me
titull “Sotto il cielo delle aquile” (Nën qiellin e shqiponjave). Më pas autori
botoi romanet “Drejt jetës”, “Ndërmjet dy kohëve”, “Luftë dhe tragjedi në
Suharekë”. Dy romanet e fundit janë botuar edhe në italisht, “Tra due epoche”
dhe “Suhareka”. Autori ka botuar gjithashtu edhe dy vëllime poetike “Regëtimë
deti”, “Ajër shprese” si dhe një vëllim me poezi Haiku të titulluar “Psherëtima
dallgësh”. Vëllimi me poezi Haiku është botuar në gjuhën rumune me titull
“Valurile Iubirii” (Dallgët e dashurisë). Po në gjuhën rumune është botuar edhe
vëllimi poetik “Ajër shprese” me titull “Lubire si speranta”. Autori jeton dhe
punon që prej vitit 1997 në Itali.