Shporta juaj është bosh
Det i dehur
Libri është kryesisht një ode mbi natyrën dhe mbi kohën që
përsëritet, mbi dashurinë për natyrën, si një dekor i jetës sonë, në të cilën
jetojmë së bashku. Por, ky dekor, në vargjet e Robert Shkurtit është në harmoni
me gjendjet tona shpirtërore, me lumturinë, pikëllimin, humbjen, por, pse jo,
edhe me rikthimin. I gjithë libri dëshmon për respektimin e disiplinës së këtij
vargu aspak të lehtë, për aftësinë për të pikturuar një kuadër të gjallë natyre
me shumë pak fjalë, ku çdo fjalë, çdo rrokje ka rëndësinë e saj dhe ku ritmi
është gati i pandieshëm, por i pazëvendësueshëm. Ku nuk ndihet domosdoshmërisht
nevoja e rimës, por ku ato tri vargje të kursyera 5-7-5 rrokëshe janë një imazh
poetik që shprehin një botë të madhe.
***
Në ecje vitesh,
ndërrojmë fletët e kohës,
por jo zemrën.
***
I qullur hiri
kërkoj rininë e humbur.
Zemër shkrumbuar.
| Autori | Robert Shkurti |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Romancë Poezi Sentimentalë |
| Numri i faqeve | 176 |
| Data e botimit | Qershor 2023 |
| ISBN | 9789928376602 |
| Gjuha | Shqip |
































