Aurenc Bebja

Aurenc Bebja lindi më 1 qershor 1986 në Klos të Matit Arsimin fillor e kreu në fshatin e tij Dars, dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Francë, ku është diplomuar për Menaxhim dhe Mjedis (Master 2) në Universitetin e Bourgogne-s, Dizhon. Autori ka mbajtur disa poste në administratën publike territoriale franceze, duke punuar për figura të njohura të politikës franceze, si Arnaud Montebourg (ish-ministër i Ekonomisë); François Rebsamen (ish-ministër i Punësimit, Trajnimit Profesional dhe Dialogut Social) apo François Baroin (ish-ministër i Brendshëm dhe i Menaxhimit të Territorit; ish-ministër i Buxhetit; ish-ministër i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë; ish-senator, ish-deputet). Themelues dhe drejtues i blogut “Dars (Klos) Mat - Albania” që prej 2007-s, autori ka sjellë për lexuesin shqiptar, kryesisht nëpërmjet shtypit online, por edhe atij të shkruar, me qindra shkrime të botuara në shtypin francez të kohës për Shqipërinë dhe figura të spikatura shqiptare.

Librat e autorit