Shporta juaj është bosh
Mbreti Zog dhe familja mbretërore në shtypin francez të kohës 1923-1952
Ndikimi
i Ahmet Zogut, Geraldina Apponyi-t dhe fami-ljes mbretërore shqiptare në
shtypin francez të kohës ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga vitet 1920-1950 ose nga
viti 1923 deri në 1952 janë botuar me qindra shkrime, shpeshherë në faqet e
para të gazetave më të fuqishme, si Le Figaro, Le Temps, Paris-soir,
Excelsior, Paris-Midi etj. Shumica prej tyre i përkasin periudhës së
shpalljes së mbretërisë (1928), fejesës dhe martesës (1938) dhe largimit të
detyruar nga Shqipëria (1939) nëpër shtete si: Greqia, Turqia, Rumania,
Polonia, Estonia, Suedia, Norvegjia, Belgjika, Franca, Anglia dhe Egjipti.
Sigurisht
Ahmet Zogu ka qenë në qendër të vëmendjes, si arsye e angazhimeve të tij
kombëtare si kryeministër, president i republikës dhe mbret i shqiptarëve.
Përtej artikujve të shumtë që i janë dedikuar, ai ka dhënë gjithashtu disa
intervista brenda dhe jashtë Shqipërisë për gazetarë, romancierë e politikanë
të huaj perëndimorë.
Por
edhe Geraldina, fillimisht si konteshë dhe më pas si mbretëreshë, ka tërhequr
vëmendjen e shtypit të huaj. E bukur, e buzëqeshur dhe e qetë, ajo është
shprehur gjithmonë me maturi para gazetarëve, madje dhe në momentet më të
vështira të ekzistencës së saj.
Motrat
e Zogut, gjithashtu, kanë ngjallë kureshtje në mjediset perëndimore, sidomos
Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja, të njohura ndryshe si amazonat shqiptare.
Udhëtimet e tyre në Amerikë dhe në Francë janë ndjekur hap pas hapi.
Pra,
kjo është vetëm një rezyme e koncentruar, si një “espresso à l’italienne”, e
mbi 100 shkrimeve të përmbledhura në shtypin e shkruar francez të kohës, ku
secili mbart faqen, datën, ditën, vitin e botimit dhe emrin e gazetës.
Autori | Aurenc Bebja |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori Me temë historike Biografi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 288 |
Data e botimit | Nëntor 2020 |
ISBN | 9789928277978 |
Gjuha | Shqipe |