Shporta juaj është bosh
Ismail Qemali në shtypin francez të kohës 1897-1919
Ismail Qemali lindi në Vlorë më 16
janar 1844. U nda nga jeta më 24 janar të 1919, në Peruxha të Italisë.
Gjatë karrierës së tij ka pasur
funksione të rëndësishme në Perandorinë Osmane si diplomat, guvernator,
këshilltar shteti, kryetar partie politike, por postin më të rëndësishëm të
jetës së tij e ka mbajtur në Shqipëri.
Me shpalljen e Pavarësisë së
Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si një politikan me eksperiencë, ai u bë
kryeministri i parë i shtetit të parë të pavarur shqiptar, që prej rrugës që
hapi heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shkrimet e shumta që janë shkruar për
të në shtypin francez të kohës, dëshmojnë se ai ka qenë një udhëheqës
largpamës, i cili nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen shqiptare pranë mjediseve
angleze, franceze, italiane, austro-hungareze dhe sigurisht ato turke.
Shpesh e ka paguar shtrenjtë këtë
angazhim, i ndëshkuar dhe i dëbuar disa herë nga Turqia.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
është nderi dhe kontributi më i madh i tij ndaj kombit shqiptar. Nuk ka qenë
një mision i lehtë. Udhëtimet, peripecitë që ka hasur për ta përmbushur, nuk e
kanë penguar që t’i shkojë deri në fund këtij misioni. 10
Por, edhe pas shpalljes së pavarësisë, gjatë
viteve 1913-1914 është munduar të mbrojë e të zgjidhë çështjet e brendshme të
Shqipërisë, ashtu si edhe territoret e saj të lëna jashtë kufijve zyrtarë.
Autori | Aurenc Bebja |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Histori Me temë historike Biografi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 160 |
Data e botimit | Nëntor 2020 |
ISBN | 9789928327345 |
Gjuha | Shqipe |