Jamarbër Hoxha
Jamarbër Hoxha ka lindur më 17 dhjetor 2010. Është diagnostikuar me Çrregullime të Spektrit të Autizmit në dhjetor të 2013-ës. Ndjek shkollën “World Academy of Tirana”.
Libri është pasioni i tij më i madh. Jamarbri lexon mesatarisht një libër në javë dhe ndër autorët e tij më të parapëlqyer janë Shekspiri dhe Ibsen.
Është anëtar i bibliotekës “Petro Zheji” në Tiranë. Ka fituar çmimin “Lexuesi i vitit”, në Panairin e Librit 2020.