Shporta juaj është bosh
Djaloshi autik
ULËRIMË AUTIKE
Po sikur të bëje atë që do bëje
dihet do ngrija kupën e qiellit.
Ti e lodhura ime
do ta ngrija kupën e qiellit
për hir të mërzisë.
Asgjëja do mbijetonte në vendin tonë.
Ndodh “Oh Zoti im!”.
Lutja e lirisë,
dhe kur e dëgjoj ti bëhesh e artë.
E artë si hëna.
dhe transformohesh në mal.
Bëhesh shkëmb,
dhe ndodh që të kapërcej ty
dhe unë mbështes këmbën në mal,
dhe i fortë bëj “ngjitje”.
| Autori | Jamarbër Hoxha | 
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena | 
| Kategoria | 
                                                             Letërsi shqipe 9-12 vjeç Letërsi për adoleshentë  | 
                                                
| Numri i faqeve | 80 | 
| Data e botimit | Nëntor 2023 | 
| ISBN | 9789928376947 | 
| Gjuha | Shqip | 
































