Nikos Chrysos
Nikos Chrysos i
lindur në Athinë, studioi në Departamentin e Biologjisë në Universitetin
Kombëtar të Athinës dhe në Departamentin e Regjisë së Filmit në Shkollën e
Kinematografisë “Lykourgos Stavrakos”. Ai ka botuar romanet “Sekreti i faqes së
fundit”, 2009 dhe “Ditë e Re”, 2018.
Në vitin 2014 ka
redaktuar botimin e rishikuar me shënime të librit “Kohët e Paharrueshme” nga
Lefteris Alexiou si dhe vëllimin e mbledhur “Tregime të Librave”. Që nga
shtatori 2018 ai është zëvendëspresident i Seksionit Grek të Shoqërisë
Ndërkombëtare të Miqve të Nikos Kazantzakis (ISFNK).
Në vitin 2019,
romani i tij “Ditë e re” u vlerësua me Çmimin Europian në Letërsi (EUPL). Në
vitin 2020, Nikos Chrysos u vlerësua me Çmimin Kombëtar të Librit për
krijimtarinë e tij letrare, e cila promovon ndërgjegjësimin shoqëror. Është
pronari i një dyqani të librave të vjetër në Athinë.