Shporta juaj është bosh
Ditë e re
Një natë dhjetori, në një cep të errët të portit, tre burra djegin të gjallë Sebastianin, një endacak të cilit i ka dalë nami si
mashtrues i tmerrshëm. Pavllo, më i riu nga tre autorët e vrasjes, i tronditur nga brutaliteti i krimit, kërkon të dhëna për
viktimën, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të çlirohet nga brejtjet e ndërgjegjes. I kapluar nga pështjellimi mendor,
ai beson se nëse ringjall historinë e të vdekurit, do ta rikthejë në jetë. Duke eksploruar strehëzat e të pastrehëve, ai
arrin të gjejë shokët e Sebastianit, Teon, Markonin, Lokin dhe Janin. Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre
dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim
gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme
dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta? Kush ishte Sebastiani, fundja? Një zbritje në ferrin e
hapësirës dhe kohës, një endje në parajsën e rrëfimit, një labirint ku mund të fshihet kuptimi i jetës.
Autori | Nikos Chrysos |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Maklena Nika |
Kategoria |
Roman Mister Letërsi e huaj Libra të rinj |
Numri i faqeve | 512 |
Data e botimit | Korrik 2021 |
ISBN | 9789928348173 |
Gjuha | Shqipe |