Ditë e re

Një natë dhjetori, në një cep të errët të portit, tre burra djegin të gjallë Sebastianin, një endacak të cilit i ka dalë nami si mashtrues i tmerrshëm. Pavllo, më i riu nga tre autorët e vrasjes, i tronditur nga brutaliteti i krimit, kërkon të dhëna për viktimën, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të çlirohet nga brejtjet e ndërgjegjes. I kapluar nga pështjellimi mendor, ai beson se nëse ringjall historinë e të vdekurit, do ta rikthejë në jetë. Duke eksploruar strehëzat e të pastrehëve, ai arrin të gjejë shokët e Sebastianit, Teon, Markonin, Lokin dhe Janin. Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta? Kush ishte Sebastiani, fundja? Një zbritje në ferrin e hapësirës dhe kohës, një endje në parajsën e rrëfimit, një labirint ku mund të fshihet kuptimi i jetës.

Detajet rreth librit
Autori Nikos Chrysos
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Maklena Nika
Kategoria

Roman

Mister

Letërsi e huaj

Libra të rinj

Numri i faqeve 512
Data e botimit Korrik 2021
ISBN 9789928348623
Gjuha Shqipe
Ebook
1170 Lekë

I disponueshëm menjëherë