Alban Tufa

Alban Tufa lindi në fshatin Sohodoll, Dibër, Shqipëri. U diplomua për Shkenca Komunikimi dhe kreu studimet Master të profilizuara në Gazetari në Kolegjin Universitar “Bedër”. Gjatë kësaj periudhe u angazhua me shkrime kritike dhe reportazhe mbi kulturën, letërsinë dhe jetën sociale. Njëkohësisht është përfshirë edhe në rrethet letrare me shkrime të ndryshme krijuese në prozë dhe poezi, duke marrë pjesë në trajnime, debate dhe konkurse të ndryshme, ku numëron disa çmime kombëtare dhe rajonale. Ndër to mund të përmenden tri çmimet letrare në Festivalin Letrar për të Rinj në Tiranë; çmimi “Tahir Zemaj” në Prizren dhe çmimi “Vexhi Buharaja” në Berat.

Ai është autor i vëllimit me poezi “Një mbrëmje si mbrëmë” botuar në 2020 dhe bashkautor në disa antologji letrare, si dhe autor dhe bashkautor i disa punimeve që lidhen me kërkimet në fushën e audiencave dhe efekteve të medias. Po ashtu, është fitues i bursës për Rezidencat Letrare READ, të cilën e ka zhvilluar në Prishtinë. Aktualisht është asistent/pedagog pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”.

Librat e autorit