Nishanet në formë L-je

"Nuk më mori gjumi deri ndaj të zbardhur, deri atëherë kur zunë të këndojnë gjelat e tretë. Sa herë mëtoja t’i mbyllja sytë më shfaqej fytyra e A. Vreshit.
Mandej më përvijohej trupi i saj i bronztë, ashtu krejt lakuriq. Më shpërfaqej gjithë sa ajo kishte, gjithë sa unë kisha pasur tërë këto vite. Gjithë sa kisha velur prej saj sa e sa kohë, me idenë se isha i vetmi, krejt i vetmi. Sa nisja t’i shijoja këto pamje, përanash saj shpalosej edhe një trup burri, me një fytyrë që nuk e shquaja dot, me ca shpatulla që s’i harroj, shpatulla të cilat i pashë mbrëmë mbi trupin e saj, mbi krevatin tim.
Sa herë rrihja ta shtyja tutje imazhin e saj, më futej me përdhunë në kokë ashtu krejt e lakuriqtë, bashkë me pesë nishanet e saj në formën L-je në fundshpinë. Këtë nuk harron të ma paraqesë sa herë më përball me imazhin e saj."
Detajet rreth librit
Autori Alban Tufa
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Bashkëkohorë

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 144
Data e botimit Qershor 2022
ISBN 9789928376022
Gjuha Shqip
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune