Shporta juaj është bosh
Ata ishin (mbetën) dy
TJETRI
Tjetri na shërben në njëfarë mënyre
për të parë veten si para pasqyre,
me korniza të thyera, gjithë vjetruar
në rendin gjërave për t’ua ndërruar.
Tjetri është shuma e gjërave që
nuk deshëm kurrë të na ndodhnin;
kundër-ëndrra jonë e parë çdo ditë
se tjetri besnik na shërben si sitë
për zhavorrin e veseve dhe gjesteve
tiparet e sekteve, pre e preteksteve.
Tjetri është, le të themi, mungesa,
njëkohësisht ploti, njëkohësisht shtesa
vija e drejtë për te fundi, është kthesa
gjarpërimi ynë, përrethi, lakesa.
Tjetri jam unë me një mijë brenga,
tjetri është ai, sa herë e prek lemza,
tjetri është gjithsej tabelë qitjeje
ku shmangim beftë çdofarë përpëlitje
pak duke folur, pak duke vrarë;
tjetri është aludimi ynë - mullarë.
Tjetri janë ata që ne dot s’u bëmë,
ose jemi ne, nga vetja përzënë.
Tjetri është kushdo që duke kërkuar
veten e gjen kacavjerrë me duar.
Autori | Alban Tufa |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 128 |
Data e botimit | Qershor 2023 |
ISBN | 9789928376633 |
Gjuha | Shqip |