Pëllumb Kulla

Pëllumb Kulla, është lindur më 10 janar 1740 në fshatin Zëmblak të Korçës dhe rritur në Tiranë ku ndoqi rradhën e shkollave derisa përfundoi Fakultetin e Artit Dramatik, në vitin 1964. U emërua në Vlorë e më pas në Fier. Me Fierin nis dhe krijimtaria më e pjekur në fushën e dramës, humorit dhe letërsisë. Në repertorin e atij teatri dhe të Televizionit Shtetëror, patën jetë të mbarë një sërë dramash e komedish si; “Shoku Niqifor”, “Dy krisma në Paris”, “E bukur shtëpi e vjetër”, “Çobo Rrapushi me shokë” e sidomos komeditë e shkurtëra vënë në Estradën Profesioniste. Penën e tij e gjejmë në një sërë botimesh, në romane, novela, tregime, skenarë filmash dhe angazhime publicistike. Vlejnë të veçohen shtatë vëllime me letërsinë e tij skenike: komedi dhe drama të plota, komedi një aktëshe dhe gjini akoma më të shkurtëra humoristike. Largimi nga Fieri përkon me ndryshimet politiko-shoqërore në jetën e vendit. Nga viti 1990 deri në vitin 1992, punoi në Fakultetin që e pat student çerek shekulli më parë, tani si pedagog i Mjeshtërisë së aktorit, duke mbajtur edhe detyrën e Dekanit të këtij Fakulteti. Pas vitit 1992 ai u angazhua në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, për pak kohë në Bon, Gjermani, dhe më pas si Ambasador i I.F. i Shqipërisë në OKB, detyrë që e mbajti deri në shtator të vitit 1997. Muaj më vonë, për afro një vit punoi si kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” të Nju-Jorkut. Aktualisht, Pëllumb Kulla jeton tok me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Librat e autorit