Rrëfenjat e Amerikës

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël, parullat e socializmit, të folmet e veta me erëza pikante e beharna të vjetra orientale, përfytyrimet e tyre italo-televizive mbi të sotmen. Aty sillen veç amerikanëve joshqiptarë, edhe shqiptarët dhe qeveritë në mmërgim të shqiptarëve, mimetizmi i tyre kulturor e fetar, raportet e tyre me SIDA-n, demokracinë, racizmin. Ervin Hatibi, “Shekulli” Rrembi i msuksesshëm gjuhësor, diellor, juglindor, që i jep tharm gazit më të thekshëm shqiptar në rrëfimtarinë e Kutelit të sagave të fshatit, e Nolit të Don Kishotit, e Nonda Bulkës herë-herë, e Dritëroit të intervistave…

Detajet rreth librit
Autori Pëllumb Kulla
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 384
Data e botimit Nëntor 2022
ISBN 9789928376305
Gjuha Shqip
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune