Talia Hibbert

Talia Hibbert është një romanciere britanike. Ajo shkruan romanca bashkëkohore dhe paranormale. Hibbert filloi t’i vetëfinanconte librat e saj, duke botuar librin e parë në vitin 2017 me titull “Always with you”. Brenda një viti ajo publikoi plot 9 libra. Hibbert njihet më shumë për romanin e saj, botuar më 2019-n,

“Get a life, Chloe Brown” (Jetoje jetën, Kloe Braun), i cili është libri i parë i trilogjisë të zhanrit “romancë”, ndjekur nga libri “Take a hint, Dani Brown” (2020) dhe “Act your age, Eve Brown” (2021). Libri i saj “Jetoje jetën, Kloe Braun” ka fituar çmimin "Ripper Bodice Award for Excellence" në zhanrin “Romancë fiksion” në vitin 2019. Deri tani ajo numëron 17 libra të botuar, edhe pse nuk i ka arritur ende të 30-at.

Librat e autorit