Shporta juaj është bosh
Sillu si të ka hije, Eva Braun
Asgjë nuk shkon ashtu si duhet në jetën e Eva Braunit. Sado që orvatet, gjithçka përfundon keq. Kur e braktis edhe sipërmarrjen që kishte nisur si organizatore martesash, prindërit i thonë që çdo gjë e ka një cak. Më në fund, Evës i duhet ta lërë shtëpinë prindërore, të gjejë një punë dhe të marrë në dorë fatin e jetës së vet. Xhejkob Uejni ka gjithçka nën kontroll, në çdo moment. Kur Eva, me flokët ngjyrë vjollcë si tornado, paraqitet te bujtina Fjetje dhe mëngjes për t’u marrë në provë në pozicionin e kuzhinieres, i bëhet e qartë një gjë: vetëm po të kalojë mbi trupin e tij të pajetë! Por kur Eva, pa dashje, e godet me prapakolpin e makinës, ai detyrohet t’i japë vajzës një mundësi, sepse bujtina nuk ka mjaftueshëm personel. E paparashikueshmja Eva katranos sërish gjithçka, duke e bërë Xhejkobin të dalë mendsh. Vajza nuk shtie në dorë vetëm kuzhinën, por edhe... zemrën e tij.
Autori | Talia Hibbert |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Gjergji Kaftani |
Kategoria |
Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 512 |
Data e botimit | Nëntor 2024 |
ISBN | 9789928817488 |
Gjuha | Shqip |