Eris Rusi

Eris Rusi ka lindur në qytetin e Korçës, në vitin 1983. Ka kryer studimet universitare për letërsi bashkëkohore, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, në universitetin “La Sapienza” të Romës me rezultate të shkëlqyera. Ai është doktor i shkencave në studime letrare, pedagog i letërsisë në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë, universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, shkrimtar, përkthyes dhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, Korçë. Është përzgjedhur anëtar i Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me kërkues të rinj të shkencave shoqërore e albanologjike dhe të atyre natyrore- teknike.

Aktivitetin letrar e ka të përfshirë në publikime brenda dhe jashtë vendit, ku mund të përmenden tetë përmbledhje me tregime dhe 2 romane. Përkthimet letrare: “Netët e vështira”, nga Dino Buzzati; “Kurthi i pushtetit”, Carlo Martigli; “Hotel Silence”, Audur Avva Olaffsdottir; “Pesë gishta”, Mara Zalite; “Tigri, Tigri”, Mochtar Lubis; “Thikë në Palcë”, Jacqueline Woodson; “Ditari i një dhuruesi gjaku”, Mati Unt; “Shtegu për tek ti”, Catherine Bybee; “Pse s’ma ka thënë njeri më parë?”, Julie Smith; “Trajneri i mentalitetit të zhvillimit”, Annie Brock dhe Heather Hundley; “Gjeniu”, Theodore Dreiser; “Qyteti i të gjallëve”, Nicola Lagioia.