Vaskë Kosta - Gërshërët e arta të Korçës

I dashur Gabriel!

Gjyshi yt, Vaskë Kosta mbetet një frymëzim për të gjithë ata që duan ta jetojnë me përkushtim e pasion jetën. Kujtimi i tij na fton të ndalemi për një çast, të shikojmë nga afër dhe të lidhemi me atë që është vërtet e rëndësishme. Në këtë botë të trazuar, ai na mëson të mos harrojmë të bukurën, të përjetojmë emocionet dhe të ruajmë shpirtin njerëzor si thesarin më të çmuar.

Ndaj dhe ti, kur të rritesh dhe të bëhesh i mirë si gjysh Vaska, mos harro kurrë që njeriu jeton për të bërë të mirë dhe për të përmirësuar botën. Nga froni i qiellit, ku po na sheh tani, gjyshi Vaska përcjell bekimet e përzemërta për ty. Je krenaria e tij, dhe i tillë do të mbetesh, përgjithmonë!

Prof. As. Dr. Eris Rusi

Detajet rreth librit
Autori Eris Rusi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Monografi

Numri i faqeve 160
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789928817860
Gjuha Shqip
Libër fizik
1500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune