American Dream - Historia e jashtëzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar

Ëndërr amerikane! E kthyer në realitet! Ky libër është jo vetëm historia individuale e një njeriu, por ilustrim i shpirtit, që arrin të sfidojë të pamundurën, të kërkojë dritën dhe të gjejë shtegun e shpëtimit, përmes këmbënguljes dhe guximit për të sfiduar gjithçka që del përpara si pengesë. Vetë rrëfimi i Beqir Potkës, është zëri i një njeriu që ka jetuar në dy kohë të ndryshme: Diktaturë dhe Demokraci; në dy kontinente të ndryshme: Europë dhe Amerikë; në dy mentalitete të ndryshme: Njeriu turmë dhe Njeriu individualitet. Të gjitha këto ndërthurje, e bëjnë rrëfimin e përfshirë në këtë tekst, që të ketë një rëndësi të veçantë, në rrafshin narrativ dhe në atë njerëzor. Në këtë libër, lexuesi do të njihet me arratisjen nga telat me gjemba të Shqipërisë së mbyllur komuniste dhe ndjekjen e suksesit, të ëndrrës dhe të realizmit në jetë, në Amerikë. Gjatë një harku kohor tridhjetepesëvjeçar, Beqir Potka ka marrë pjesë aktive në ngjarje me rëndësi jetike për kombin shqiptar, ku mund të veçohen mbi të gjitha angazhimi për kthimin e eshtrave të Faik bej Konicës në Shqipëri dhe mbështetja pa kufizim e Kosovës përmes lobimit në USA.

Le të jetë ky libër simbol i ngjarjeve që kthehen të përhershme dhe vihen në shërbim të lexuesit të sotëm. Siç e thotë shpesh dhe mister Potka në rrëfimin e tij: “Gjithçka varet nga njeriu dhe nga depozitat e veprave të mira, në qiell. Guxo dhe Beso, o njeri!”.

Detajet rreth librit
Autori Eris Rusi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Biografi

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 304
Data e botimit Shkurt 2023
ISBN 9789928376442
Gjuha Shqip
Libër fizik
1700 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune