Paolo Rago
Paolo Rago jeton prej njëzet e pesë vjetësh në Shqipëri,
ku ka punuar me drejtorinë e përgjithshme të Kooperimit Italian, me UNICEF-in,
Bankën Botërore dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Në Tiranë ka punuar
pranë zyrës së shtypit të ambasadës italiane dhe ka bashkëpunuar me Institutin
Italian të Kulturës. Po në kryeqytet ka drejtuar Departamentin e Gjuhës
italiane pranë Universitetit “Nostra Signora del Buon Consiglio” dhe është
anëtar i bordit të universitetit privat “Marin Barleti”. Ka mbikëqyrur
përkthimin në gjuhën shqipe të veprave të studiuesve italianë dhe është autor i
teksteve të Gramatikës Italiane dhe të studimeve mbi Shqipërinë.