Shporta juaj është bosh
Paqja e nevojshme
Ky libër
hedh dritë mbi marrëdhëniet dypalëshe italo-shqiptare në periudhën e dy
dekadave (1945-1965) të së ashtuquajturës Luftë e Ftohtë. Një fazë historike,
që ka lënë gjurmë të thella në marrëdhëniet midis Romës dhe Tiranës, të cilat u
shndërruan në elemente të dy konteksteve të papajtueshme gjeopolitike, e që për
herë të parë në histori morën tipare globale. Pas pushtimit të Shqipërisë nga
Italia dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet mes dy vendeve patën
vështirësi të mëdha për t’u rindërtuar dhe vetëm më pas filluan, me ngadalësi,
të ecin drejt rrugës së miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë.
Mbi bazën
e studimit të dokumentacionit arkivor, në shumicën e tij i pabotuar, i ruajtur
në institucionet respektive në të dyja anët e Adriatikut, dhe të materialeve të
ruajtura në Arkivin e Departamentit të Shtetit në Uashington, në këto kapituj
kontekstualizohen, rindërtohen dhe analizohen
ngjarjet kryesore që ndodhën dhe zgjedhjet politike, që u ndërmorën në
ato vite nga të dyja vendet.
Autori | Paolo Rago |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Diana Çuli |
Kategoria |
Histori Me temë historike |
Numri i faqeve | 288 |
Data e botimit | Shtator 2019 |
ISBN | 9789928277695 |
Gjuha | Shqipe |