Shporta juaj është bosh
Vitet e uljes së tensionit
Motivet, mbi të cilat bazohet kjo ndërmarrje e re kërkimi
shkencor, janë kërkimi dhe studimi i mëtejshëm i kompleksitetit
të marrëdhënieve mes dy vendeve në një periudhë aspak të lehtë,
të karakterizuar nga antagonizmi i papajtueshëm ideologjik, i
ushqyer kryesisht nga ana e qeverisë së Tiranës, ndonëse mjaft
më i zbutur në krahasim me periudhën pesëmbëdhjetëvjeçare, të
shqyrtuar më parë. Kështu, zgjidhja përfundimtare e disa çështjeve
thelbësore, si ajo e reparacioneve të dëmeve të luftës dhe rikthimi
i shumëpritur në atdhe i italianëve, të mbajtur në Shqipëri në
përfundim të konfliktit botëror në një regjim gjysmëburgimi,
pa dyshim ndihmuan për të ulur tonet e ashpra mes dy vendeve,
eksponente të dy botëve absolutisht të papajtueshme. Afrimi i
ofruar, e madje dhe ai bashkëpunim i mangët, së tepërmi i kufizuar
6
në pak sektorë dhe fusha të përcaktuara nga pala shqiptare,
gjithsesi mundën të shënonin hapjen e një faze të re politike, që
do të sillte ndihmesë në arritjen e një ekuilibri më të qëndrueshëm
në zonën e Mesdheut Qendror.
| Autori | Paolo Rago |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Studime |
| Numri i faqeve | 384 |
| Data e botimit | Korrik 2023 |
| ISBN | 9789928376534 |
| Gjuha | Shqip |
































