Diana Çuli
Diana
Çuli, ka lindur në Tiranë, më 13 prill 1951, Shqipëri. Ajo është një shkrimtare
e njohur, gazetare dhe politikane. Është diplomuar për Filozofi, Universiteti i
Tiranës, më 1973. Pas diplomimit ajo ka punuar si redaktore në gazetën “Drita”,
dhe ne gazetën franko-shqiptare “Les letteres albanaises”. Në 1990 dhe iu
bashkua partisë Social Demokrate të Shqipërisë.
Që
më 2006, ajo është përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të
Evropës. Ajo është aktiviste e Shoqërisë Civile për të drejtat e grave, barazinë
gjinore, dhe luftës kundër trafikimit të grave dhe vajzave. Diana Çuli, u
emërua presidente e Federatës Shqiptare të Grave.
Diana
Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë dhe
është autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të
filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Gjithashtu ajo
ka përkthyer shumë vepra nga letërsia franceze, autorë si: Jean Paul Sartre,
André Gide, Simone de Beauvoir, Patrick Modiano and Mark Levi. Ajo ka përkthyer
mjaft vepra edhe nga anglishtja dhe italishtja.