1000 yje - Lëvizja e rezistencës së grave iraniane

Nuk janë histori të zakonshme grash ato që dëgjoj, që i kam dëgjuar më parë me copëza, përmes takimeve, leximeve, rrëfimeve. Janë histori grash luftëtare, të cilat janë vetëmohuar në emër të një ideali lirie dhe barazie. Nuk është shumë e lehtë të mësosh se si ka qenë dhe si është jeta e tyre personale, nëse me personale nënkuptojmë klishenë klasike të marrëdhënieve në familje, me fëmijët, me bashkëshortin apo me bashkëshorten. Shumica e tyre, burra dhe gra, me sa kuptoj, janë vetëm, askush nuk është i lidhur me ndonjë martesë brenda Ashrafit, ndoshta dikush ka një fëmijë aty - një djalë apo një vajzë, por kjo është mjaft e rrallë. Pothuajse të gjithë, burra dhe gra, janë në moshë mbi të pesëdhjetat e mbi të gjashtëdhjetat, po të gjykosh nga pamja fizike, por edhe nga historia prej nga vijnë - nga vitet e revolucionit të 1979-ës, kur ishin të rinj e të reja, dhe nga Ashrafet e Irakut, 1 dhe 2.

Detajet rreth librit
Autori Diana Çuli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Histori

Proza

Kujtime

Motivues

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 112
Data e botimit Korrik 2020
ISBN 9789928327123
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1400 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune