Sarah Dessen

Sarah Dessen lindi në Evanston, më 6 qershor 1970. Është shkrimtare amerikane dhe jeton në Chapel Hill të Karolinës së Veriut. Prindërit e saj kanë qenë të dy profesorë në Universitetin e Karolinës së Veriut. Pasi përfundoi kolegjin “Greensboro”, vazhdoi studimet në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, ku u diplomua me nderimet më të larta në “Shkrimin krijues”. Ajo punoi si kameriere në restorantin “Flying Burrito” në Chapel Hill, gjë që i dha mundësinë të shkruante gjatë ditës e të punonte gjatë natës. Libri i saj i parë, “That Summer”, u botua në vitin 1996. Në vitin 2017, Dessen-it iu dha çmimin “Margaret A. Edwards” për një sërë romanesh. Shumica e romaneve të Dessen-it trajtojnë ndryshimet që ndodhin në personalitetin e të rinjve që përjetojnë një lloj tragjedie apo humbjeje. Temat kryesore që përshkojnë romanet e saj përfshijnë izolimin, shkëputjen emocionale mes anëtarëve të familjes, apo ndryshimin progresiv të personalitetit të njeriut. Sot, ajo radhitet në SHBA ndër shkrimtarët më të lexuar të librave për adoleshentë. Talenti i saj në të shkruar na ka dhënë mundësinë që, gjatë këtyre viteve të fundit, nga Botimet Toena, të lexojmë në shqip dy romanet e saj: “Dikush si ti” dhe “Kjo ninullë”.

Librat e autorit