Shporta juaj është bosh
Vetëm dëgjo
Lexoni SARAH DESSEN dhe do të dashuroheni me të!
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.”
Anabela Grin është vajza që ka gjithçka. paktën kështu duket ajo në reklamën për qendrën tregtare KOPF: nxënëse e shkëlqyer, nxitëse tifozësh mjaft e njohur, mbretëreshë rrezatuese e mbrëmjes së maturës e rrethuar nga shoqe.
Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.
Pastaj, ajo takon Ouen Armstrongun: i gjallë dhe i dhënë pas muzikës, i vendosur për të thënë gjithnjë të vërtetën, pavarësisht nga pasojat.
A është e mundur që një vajzë, e cila e urren përballjen me njerëzit, të gjejë një mënyrë për t’u lidhur me një djalë, i cili këtë e bën me kënaqësi? Dhe a mundet Anabela të gjejë kurajën për të treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë natën kur miqësia e saj me Sofinë u prish?
Autori | Sarah Dessen |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Enkeleida Haxhinasto |
Kategoria |
Roman Sentimentalë |
Numri i faqeve | 376 |
Data e botimit | Mars 2018 |
ISBN | 9789928277046 |
Gjuha | Shqipe |