Albert Cohen
Albert Cohen lindi në vitin 1895 në Korfuz (Greqi). Ndoqi shkollën e mesme në Marsejë dhe studimet universitare në Gjenevë. Punoi në divizionin diplomatik të Zyrës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. Gjatë luftës, në Londër, punoi si këshilltar juridik pranë Komitetit Ndërqeveritar për Refugjatët, ku përfshiheshin: Franca, Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë funksion ai ishte përgjegjës për përpunimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare të 15 tetorit 1946 për mbrojtjen e refugjatëve. Pas luftës ai drejtoi një nga agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara.