Shporta juaj është bosh
Libri i nënës sime
Bij
të nënave ende gjallë, mos harroni se nënat tuaja janë të vdekshme. Nuk do ta
kem shkruar më kot nëse ndonjë prej jush, pas leximit të
këngës sime të vdekjes, në mbrëmje do të jetë më i butë me nënën e tij, për shkakun tim dhe
të nënës sime. Jini të butë me nënën tuaj çdo ditë. Duajeni më mirë se ç’dita unë ta doja
nënën time. Çdo ditë sillini gëzim, këtë ua them nga thellësia e brengës sime, nga maja e
zisë sime. Këto fjalë që të drejtoj ty, bir i nënave që ende jetojnë, janë të vetmet
ngushëllime që mund t’i ofroj vetes sot. Sa je ende një bir, për aq kohë sa ajo është ende aty.
Nxitoni, sepse së shpejti në fytyrën e saj do ta pushtojë palëvizshmëria dhe buzëqeshja e pafajshme.
Por unë ju njoh mirë dhe asgjë nuk do t’ju nxjerrë nga indiferenca juaj e çmendur sa kohë
që nëna juaj do të jetojë. Asnjë djalë me të vërtetë nuk e di se nëna e tij do të vdesë dhe
çdo djalë zemërohet e nuk ka durim me nënën e tij, oh, i çmenduri, që shumë shpejt do të
dënohet.
Autori | Albert Cohen |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Amantia Kapo |
Kategoria |
Roman Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 176 |
Data e botimit | Qershor 2017 |
ISBN | 9789928235343 |
Gjuha | Shqipe |